Komisioni për Zhvillim Ekonomik procedon për Kuvend 12 emra për anëtarë të bordit të KOSTT

12:20 | 22 Janar 2019

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha Shala ka thënë se kanë aplikuar 33 kandidatë, raporton arbresh.info.

“Kemi zgjedhur 29 kandidatë ndërsa 6 janë tërhequr nga gara. Pas intervistimit të 23 vetëve i kemi propozuar 12 kandidatë Kuvendit”, ka thënë ai.

Anëtari Dardan Sejdiu ka pyetur se a përputhen pikët e kandidatëve me vlerësimin e Britanisë.

“Meqenëse është bërë në bashkëpunim me Britaninë a përputhen këta 12 emra me vlerësimin e tyre”, ka thënë ai.

Kryetarja i ka thënë se BDO ka qenë e kënaqur me vlerësimin që u ka bërë komisioni.

“Britania na ka thënë që përputhen emrat shumë dhe pikët. Ndoshta jo 100% por përputhen mjaft mirë”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara