Komandanti i NATO-së: Bombardimi ndaj Serbisë ishte për të parandaluar vrasjen e njerëzve

23:52 | 20 Korrik 2019

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, po qëndron në Beograd si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Kjo është vizita e parë e Volters në Ballkan që prej marrjes së postit të komandantit suprem të forcave të NATO-s në Evropë në maj, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi ardhur në këtë vizitë në mënyrë që të takohemi me krerët serbë, të inkurajojmë komunikimin dhe të shqyrtojmë mundësitë për të rritur bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë duke mbështetur reformat ushtarake të Serbisë, duke respektuar plotësisht neutralitetin ushtarak të tij. Sabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, në për të cilat Serbia luan një rol të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Kur u pyet se si sheh sot bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Volters thotë se ishte një kohë sfiduese dhe se NATO e mori këtë vendim të vështirë, pas përpjekjeve të mëdha për të sjell një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe dështimit të diplomacisë, NATO përdori forcë, ishte e nevojshme dhe legjitime për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, të vrasjes në shkallë të gjerë të civilëve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka theksuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe një numër i madh i familjeve janëtë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë Volters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara