KMDLNj propozon që taksa ndaj Serbisë të rritet në 50 për qind

12:59 | 8 Nëntor 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka komentuar vendimin e Qeverisë që për 10 përqind të vendos taksë doganore për mallrat e Serbisë.

Ky këshill ka vlerësuar se liria e lëvizjes dhe qarkullimi i lirë i mallrave, si të drejta elementare të njeriut dhe si garantues të zhvillimit ekonomik në Kosovë po dhunohen brutalisht nga Serbia, e ndihmuar nga një pjesë e burokracisë së vendeve të BE-së, biznesmenët e kriminalizuar kosovarë dhe një pjesë e kriminalizuar e politikës vendore.

KMDLNj në një kumtesë për media thekson se Serbia ka bërë 100% bllokadë politike Kosovës dhe ka propozuar që kjo taksë të rritet në masën së paku 50% sikur që të zbatohet 100% reciprociteti me Serbinë dhe për këtë beson se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës , pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

Shpërndaje në rrjete sociale