KLGI ka organizuar sot një diskutim publik me temën “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”

14:36 | 23 Prill 2019

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj tha se Kosova ka trashëguar një gjendje jo të mirë ne menaxhimin e shumë fushave të mjedisit, raporton arbresh.info

“Ende vazhdojmë të kemi më shumë se një në adresimet e rralla që po ndodhin në adresë të llogaridhënies ku ka shumë pa qartësi. Në fushën e ujit të pijshëm kemi 71. 31 përqind performace sa i përket këtij shërbimi, shumë më dobët qëndron shtrirja e ambientit të kanalizimet ku 76.45 përqind ndërsa menaxhimi i mbeturinave është 49. 57 përqind, ndërkaq mbrojtja e mjedisit është 58.48 përqind. Pra përgjithësisht obligimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe kanalizimit qëndron në mbrojtjen e mjedisit bazuar në politikat që dalin si përgjegjësi e komunave 58. 48 përqind. Ajo që është e qartë është se Kosova ka trashëguar një gjendje jo të mirë në menaxhimin e përgjithshëm të këtyre shërbimeve qoftë në kyqjen e qytetarëve me ujë, qoftë në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe menaxhimit të deponimeve të mbeturinave” tha ai.

Leotrim Sahiti, Këshilltari i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se kanë lansuar grantin e performancës në bashkëpunim me Gizzi German ku do jepn grante për komunat të cilat tregojnë performancë të mirë në menaxhimin e mbeturinave.

“Koordinimi me pushtetit lokal dhe qendror është shume i rëndesishëm. Ne si MMPH kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha komunat. Sa i përket menaxhimit te mbeturinave, raportimi nga komunat është jo shumë i mire. Kërkojmë nga keto komuna të jenë më aktive. Tani kemi lansuar edhe grantin e performanses se bashku me Gizzi German, komunat janë në garë për realizimin e projektit për mjedisin. Ky grant do të jepet komunës qe do te arrijë të ketë performance në menaxhimin e mbeturinave” tha ai

E krahas vetidijsimeve sensibilizuese për qytetarët, në rast të keq menaxhimit të mbeturinave do të vendosen gjoba.

“Kemi edhe projekte te tjera si trajtimi i ujërave të zeza. Ne si ministri kemi hartuar legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave. Krahas vetëdijesimit që kemi bërë ne paralajmrojmë edhe gjobisim për mos kujdes” tha ai

E shqetësuese Sahiti e ka parë edhe faktin se në komunat në Kosovë nuk ka inspektorë të mjedisit ose ka e nuk funkisonojnë fare.

“MMPH ka potencuar se komunat duhet të jenë më shumë buxhet në fushën e mjedisit. Shqetësuese është edhe mungesa e inspektorëve të mjedisit nëpër disa komunave të Kosovës, e vështirëson situaten për punën e ministrisë. Kemi 10 raste që janë dërguar në gjykatë dhe nuk janë zgjidhur” tha Sahiti. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara