Këto ditë seanca për buxhetin

09:37 | 30 Janar 2019 | Valdete Berisha

Frika për mos kalim të projekt buxhetit për vitin 2019 ka shtyer Pozitën që të thërras deputetët e Opozitës për të marr në duar përgjegjësitë e tyre.

Deputeti Enver Hoti nga NISMA në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë  se beson plotësisht që do të gjinde mundësitë dhe nuk do të ketë probleme rreth votës.

Mendoj që Qeveria ka punuar shumë në hartimin për projekt buxhetin e  Kosovës për 2019. Komisioni i ka kryer detyrat tona  dhe mendoj që nuk ka arsye të mos votohet. Shpresojmë shumë që deputetët do të jenë në krye të detyrave dhe përgjegjësive  të tyre dhe është në interes të vendit, në interes të zhvillimit institucional dhe të zhvillimit të ardhshëm të vendit që projekt buxheti për vitin 2019 të miratohet në Kuvend. Jam i bindur që  dhe dua të besoj plotësisht që do të gjinden të gjitha mundësitë ku nuk do të ketë ngecje dhe probleme rreth votës për miratimin e buxhetit për vitin 2019”, ka thënë ai.

I pyetur se nëse janë gjasat që pika për buxhetin të mos jetë në rend dite të premten ai ka thënë që është i sigurt që seanca për buxhetin do të mbahet këto ditë.

Nuk dua të futem se kur do të jetë, pro mendoj që brenda këtyre ditëve do të mbahet seanca dhe do të qitet në rend dite buxheti ku edhe pritet të kaloj”, ka shtuar ai./arbresh.info

 

Këto ditë seanca për buxhetin

Këto ditë seanca për buxhetin

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 30 janvier 2019

PSD e vendosur, s’jep votë pa përmbushjen e kushteve

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara