Këta janë numrat e tri partive  për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

11:24 | 30 Prill 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KZQ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lista Serbe  do të ketë numrin 62.  Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 60 dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 61, raporton arbresh.info.

Kanë mbetur dhe 3 javë deri tek mbajtja e zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 19 maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara