Këshilltari i Pacollit tregon pse iu refuzua kërkesa Gjuriqit për ta vizituar Kosovën

20:02 | 18 Maj 2019

Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë se Marko Gjuriqit nuk i është pranuar kërkesa për ta vizituar Kosovën për arsye se është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Zyberaj ka thënë se vizitat zyrtare duhet të bëhen gjatë ditëve të punës e jo në fundjavë, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk e kemi pranuar kërkesën e Marko Gjuriqit për të vizituar Kosovën pasi që është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për vizita zyrtare gjatë një fundjave dhe jo gjate orarit të punës”.

“Kosova respekton plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe nuk do të pranojë provokime nga Beogradi dhe shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve”.

“Në të njëjtën kohë unë i bëj thirrje Serbisë të mos i bëjë presion komuniteteve në veri dhe të ndalojë frikësimin dhe kërcënimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga regjimi në Beograd”.

“Zgjedhjet e së nesërmes janë një mundësi sidomos për komunitetin serb për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre demokratikë që me të vërtetë kujdesen për nevojat e popullatës lokale dhe nuk i shërbejnë bandave të veriut dhe Beogradit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara