Kërkohet që pensionet kontributdhënëse të jepen me 10 vjet punë

15:53 | 12 Prill 2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar debatin parlamentar në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Ajo kërkoi që t’i ipen pensionet kontributdhënëse personave me së paku dhjetë vjet përvojë pune, gjithashtu thotw se  parashikimi në ligjin e vjetër për 15 vjet është shumë i gjatë.

“Propozoj që periudha prej 15 vitesh për kategorizimin e pensioneve kontributdhënëse të hiqet komplet ose të ndryshohet në dhjetë vite. Në rezolutën që kam parapara kanë tri pika: të ndryshohet paragrafi, nga 15 të bëhet 10 vjet. Dy të njoftohen pensionistët që nuk i plotësojnë kushtet për pensione kontributdhënëse dhe të obligohet Qeveria tu japë pension kontributdhënës atyre që kanë punuar dhjetë a më shumë vite”, tha Haxhiu,

 

Shpërndaje në rrjete sociale