Kërkohet listë kronologjike e krimeve të Serbisë në Kosovë

15:37 | 23 Prill 2019

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë u kërkua që të listohen në mënyrë kronologjike të gjitha krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Në këtë mbledhje u kërkua gjithashtu që t’i ndërrohet emri rezolutës që do t’i ndryshohet emri draft-rezolutës për gjenocidin serb, raporton  portali arbresh.info

Anëtari i këtij komisioni, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo rezolutë do të kishte efekt vetëm nëse do t’i ndryshohej emri.

“Unë kam pa  një sugjerim, nuk jam dakord që nga Kuvendi jemi mandatar për krijimin e kësaj rezolutë, Kosova dhe Kuvendi i saj ka miratuar edhe ma herët dhe besoj që kjo rezolutë do të kishte efekt vetëm nëse do të quhej “Rezolute për gjenocidin serb në Kosovë”, ka thënë Nitaj.

E kryesuesi, Bilall Sherifi ka thënë se fillimisht ka propozuar që rezoluta ta ketë këtë emër por më vonë u ndryshua në emrin që e mban edhe Komisioni.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë rezolutë duhet të listohen të gjitha krimet në vend

” Reçaku është emërues i përbashkët i të gjithë krimeve në Kosovë dhe pasi jemi ne debat askush nuk ka të drejtë të lëndohet e pas miratimit të saj mund të kritikojnë për mos listim. Ne mund t’i themi këto janë faktet dhe krimet që kanë kryet serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa anëtari tjetër nga PDK, Mërgim Lushtaku ka kërkuar që në këtë listë të futen edhe personat e pagjetur.

E Armend Zemaj nga LDK, ka kërkuar që te faktet të listohet edhe dëbimi i shqiptarëve. Në këtë komision u diskutua edhe për ekzistimin apo jo të forcave paramilitare serbe. Mbledhja e ardhshme u caktua të mbahet të martën e ardhshme në orën 14:00. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara