Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë

10:03 | 16 Maj 2019

Dje në Pejë është arrestuar një shtetas i huaj, që siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara