Kërkesa e Haleyt për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, alarmon Beogradin

11:07 | 17 Tetor 2018

Kërkesa e Nikki Haley drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilën kërkohej që të përgatitej një plan për tërheqjen e misionit të UNMIK-ut nga Republika e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi, shkruan Gazeta Express.

I pari që ka reaguar ka qenë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se Serbia është kundër një kërkese të tillë.

“Ne do ta kundërshtojmë një kërkesë të tillë në të gjitha nivelet”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, një kërkesë e tillë është goditje për paqen dhe kthim i politikës së presionit.

Haley letrën e saj drejtuar sekretarit të OKB-së, Guterres, e kishte shkruar më 9 tetor, ditë kjo kur edhe ofroi dorëheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara