Katër sportele kontrolluese nga Kosova, vetëm 1 nga Serbia për mërgimtarët

23:43 | 4 Janar 2019

Po bëhen gati 10 orë kur mërgimtarët kosovarë po presin në kolona të gjata për të kaluar kufirin në Merdarë.

Reporteri i “Indeksonline”, i cili qëndroi në këtë pikë kufitare, tregon se nga ana e Kosovës janë të hapura katër sportele kontrolluese nga PK-ja, ndërsa ndryshe nga Serbët.

Nga ana e tyre është e lejuar vetëm një pikë kontrolluese e cila qëllimisht po vonon i maltreton mërgimtarët kosovarë.

Një gjë që bie në sy ishte edhe ndalimi i futjes së autobusëve në traken e veçantë, ashtu siç është në gjithë kufijtë evropianë.

Ky veprim për stopimin e autobusë po bëhet po ashtu qëllimisht nga autoritetet e Beogradit.

Ndryshe, para disa vitesh Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve.

Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë-Serbi (IBM), u arrit në Nëntor të vitit 2011 në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, ndërsa, për fillimin e zbatimit të saj u dakorduan në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara