Kaq foshnje kanë lindur vetëm dje në Gjinekologji

14:24 | 16 Maj 2018

Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme është rritur ndjeshëm numri i lindjeve.

37 nëna kanë sjellë në jetë 39 bebe, pasi dy prej tyre kanë lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raport janë shënuar 20 foshnje meshkuj dhe 19 femra. Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 10 nga 37 gratë.

Ndërsa për herë të parë kanë lindur fëmijë 14 nëna.

 

Shpërndaje në rrjete sociale