Kandidatët shqiptarë thërrasin për fushatë të qetë e demokratike, Todiq për “luftë”

08:55 | 14 Maj 2019

Derisa fushata zgjedhore e Listës Serbe ka filluar me vendosjen e posterëve të kandidatit për kryetar të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, si dhe të atyre për komunat Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut Gonxhe Çaushi ka hapur fushatën me një tubim para ndërtesës së Komunës Veriore të Mitrovicës. Rakiq: Zgjedhjet e së dielën, referendum për ose kundër mbetjes së serbëve në Kosovë.

Ka nisur të hënën fushata zgjedhore në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Tri subjekte politike, një serbe dhe dy shqiptare kanë kandiduar me kandidatët e tyre për të parin e katër komunave veriore.

Lista Serbe ka kandiduar me kandidatët e vjetër, të cilët dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me taksën prej 100 për qind në importin e produkteve serbe.

Për postin e të parit të Mitrovicës së Veriut kandidojnë Goran Rakiq (Lista Serbe), Gonxhe Çaushi (PDK) dhe Erden Atiq (Lëvizja Vetëvendosje). Gonxhe Çaushi ka qenë kandidate e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2017, por ishte mposhtur nga kandidati i Listës Serbe Goran Rakiq, shkruan më tutje “Zëri”.

Për kryetar të Zveçanit në garë janë Vuçina Jankoviq (Lista Serbe), Avdi Peci (PDK) dhe Ilir Peci (LVV), për të parin e komunës së Leposaviqit garojnë Zoran Todiq (Lista Serbe), Fisnik Veseli (Lëvizja Vetëvendosje) dhe Shaqir Hetemi (PDK), ndërkaq për kryetar të komunës së Leposaviqit kandidatë janë Stevan Vulloviq (Lista Serbe), Liridone Kahrimani (LVV) dhe Hysen Mehmeti (PDK).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara