Kadri Veseli shkon në seancën ku pritet të shpërndahet Kuvendi

10:01 | 22 Gusht 2019

Teksa kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fillimin e seancës së Kuvendit te Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit në sallë ka hyrë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai nuk është ndalur për prononcim për medie, shkruan arbresh.info.

Ndryshe kjo seancë është thirrur me vetëm dy pika të rendit të ditës.

Pika e dytë është shqyrtimi i propozimit të Grupit të Deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Tashmë partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme ne Kosovë ndërsa kio situate politike në vend ka ardhë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të ftesës qe ka marrë nga Gjykata Speciale për intervistim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara