JT International reagon rreth kontrabandës me Winston, Dogana heshtë

08:01 | 14 Mars 2019

Pas raportimit të arbresh.info se kompania “Prima Tobacco” po fut ilegalisht në Kosovë cigare të llojit Winston në mënyrë të pa deklaruar duke përdorur rrugë ilegale ka reaguar vetë prodhuesi “Japan Tobacco International”.

Përmes një përgjigje elektronike, kjo kompani që është edhe prodhues ligjor i cigareve Winston ka thënë se nuk janë në dijeni për ndonjë pa rregullsi gjatë importit.

“JT International është prodhuesi ligjor i markave të cigareve Ëinston për tregun e Kosovës dhe importues e distributor është ‘Prima Tobacco LLC’ me seli në Prishtinë. Prodhimi i markave tona, transporti dhe shitja brenda Kosovës është në përputhje të plotë me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare të aplikuara. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë parregullsie që të jetë ngritur ndonjëherë nga autoritetet Kosovare në lidhje me produktet tona”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

E Dogana e Kosovës ka zgjedhur të heshtë për këtë rast duke mos kthyer përgjigje edhe pas më shumë se një jave.

Të njëjtën formë kanë vendosur të zgjedhin edhe nga kompania “Prima Tobacco”.

Ndryshe arbresh.info javën që lamë pas ka raportuar se kompania “Prima Tobacco” është zënë duke sjellë në Kosovë një sasi të  brendit “Winston” të padeklaruar duke shfrytëzuar kështu rrugët ilegale të transportit nga Mali i Zi, Serbia e Maqedonia.

Nga Policia e Kosovës nuk patën dashur të japin informacione për këtë rast duke thënë se përgjegjësia bie mbi Doganën.

“Luteni që kërkesën e poshtëshënuar ta adresoni te autoritetet doganore, përderisa ne do ta adresojmë tek kompetentët në PK, nëse ka ndonjë informacion relevant lidhur me këtë çështje, për të ju informuar pastaj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për importim në PK./arbresh.info/

Winston futet ilegalisht në tregun e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara