Isa Mustafa mbledhë edhe një herë kryesinë e LDK-së

10:12 | 2 Gusht 2019 | Vlora Selimi

Isa Mustafa mbledhë edhe një herë kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar kandidaturat e mundshme për zgjedhjet brenda partisë, që do të mbahen nesër.

Në zyrat qendrore të LDK-së, deri më tani kanë arritur disa nga anëtarët e saj, raporton arbresh.info.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth procesit të nesërm ku do të mbahet konventa e 9 zgjedhore në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së.

Deri tash janë përmendur shumë emra, por ende asnjë nuk ka shpallur kandidaturën zyrtarisht.

LDK është në kërkim të një kryetari unifikues të paktën kështu janë shprehur zyrtaret e saj.

Arbresh.info ndodhet tek selia e LDK-së dhe do të ju mbaj të informuar në lidhje me zhvillimet nga kjo mbledhje./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara