In memoriam: Fadil Vokrri 1960-2018 (VIDEO)

19:08 | 9 Qershorë 2018

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik 1960.

Ai karrierën e tij si futbollist e nisi në klubin FC Llapi.

Vokrri ishte i njohur për qasjen e tij si të Diego Maradonas me lëvizje të shpejtë dhe goditje të fortë, shkruan portali arbresh.info.

Legjenda e futbollit kosovar ka bërë gjithsej 363 paraqitje në fushën e blertë duke realizuar 121 gola.

Pas pensionimit nga futbolli, Vokrri më 2008 u zgjodh president i Federatës së Futbollit së Kosovës.

Nën udhëheqjen e tij Kosova arriti të pranohet më 2016 në UEFA e FIFA.

Fadil Vokrri sot u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare nga një sulm në zemër./Arbresh.info/

Qytetarët janë tronditur nga lajmi i vdekjes së legjendës, ja çfarë thonë ata…

Shpërndaje në rrjete sociale