I vazhdohet edhe për 30 ditë afati komisionit për hetimin e dëbimit të gylenistëve

11:55 | 15 Prill 2019

Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, për vazhdimin e mandatit edhe për një afat 30 ditor.

“Kemi pas mandat katër mujorë dhe përshkak të volumit të punës kemi kërkuar të vazhdohet edhe për 30 ditë,” është shprehur kryetari i këtij  Komisioni, Xhelal Sfeçla, shkruan arbresh.info.

Komisioni i drejtuar nga Xhelal Sfeçla, ka instervistuar drejtues të institucioneve të sigurisë në vend, derisa të ftuar kishte edhe presidentin, Hashim Thaçi, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur asnjëherë kësaj ftese.

Gjashtë shtetasit turq ishin dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti, por rrethanat mbesin ende të pasqaruara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara