I jepet lamtumira e fundit 40-vjeçarit që këputi dorën në vendin e punës

16:25 | 6 Dhjetorë 2018

Shefqet Fetahajt nga fshati Raushiq i Pejës i është dhënë lamtumira e fundit.

Ai ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pasi u aksidentua në vendin e punës në një kompani ndërtimi në Pejë, raporton arbresh.info.

Sipas burimeve të portalit, i ndjeri në kohën e aksidentit ishte në vendin e punës dhe si pasojë e aksidentit kishte këputur krahun dhe më pas nuk ka arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Fetahaj la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten.

Ai u varros në orën 16:00 në varrezat e fshatti Raushiq në Pejë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale