Hyseni: Ardhja e Clinton e Albright rikonfirmim i miqësisë Amerikë-Kosovë

11:07 | 12 Qershor 2019

Për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Klan Kosova vjen me mbulim special si me mysafirë në studio edhe me raportime nga terreni.

I ftuari i parë në studio ishte ish-ministri Skender Hyseni, i cili foli rreth rëndësisë së 12 qershorit, njofton Klan Kosova.

Hyseni deklaroi se gjatë gjithë luftës ka qëndruar në Prishtinë.

“Ka rëndësi të madhe 12 qershori, shënon fundin e presionit ushtarako-policorë serb, shënon ditën kur një forcë e NATO-s si KFOR-i përfundimisht do të ndjek progresivisht nga Kosova forcat serbe, kam qenë në Kosovë gjatë gjithë kohës se luftës pos gjatë pesë ditëve në Konferencën e Rambujesë që është nënshkruar në Paris. Nuk ndihem keq që kam qëndruar në Prishtinë në rrethana të papërshkrueshme, 12 qershori është dita që është pritë shumë gjatë”.

Hyseni është pyetur edhe për rëndësinë e 12 qershorit në raport me ditën e Pavarësisë më 17 shkurt.

“12 qershori i ka paraprirë 17 shkurtit pasi pa datën e parë nuk do të ndodhte 17 shkurti, vështirë se do të vinte 17 shkurti pa 12 qershorin. E kam pritë më herët me të drejtë kemi prit të gjithë më herët Pavarësinë që mbase do të ndodhte më herët po të mos ndodhnin ngjarjet fatkeqe në vitin 2004”, deklaroi Hyseni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara