Hoxhiq: Shpresoj që do të kemi shumë qytetarë që do të dalin në këto votime

11:59 | 19 Maj 2019 | Vlora Selimi

Në shkollën fillore “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut, ka votuar edhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Hoxhiq shpreson në transparencë të plotë dhe përgjigje edhe më të madhe të qytetarëve që do të votojnë.

“Faleminderit që keni ardhur sot. Me praninë tuaj transparenca do të jetë më e mirë. Shpresoj që do të kemi shumë qytetarë që do të dalin në këto votime. Është më rëndësi sepse sa më shumë që do të kemi atëherë edhe vullneti do të jetë më real. Ju dëshiroj një ditë të suksesshme të gjithëve”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara