Hoxhaj për GjND-në: Konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

13:01 | 22 Korrik 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim i GjND-së e ka konfirmuar të drejtën e shtet ndërtimit dhe sovranitetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim, konfirmoi të drejtën e shtet ndërtimit, konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.

Nëntë vjet pas, Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj. Të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, megjithatë, të vetëdijshëm edhe për shumë sfida që na presin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara