Hoxha: Gratë në biznes janë kontribuuese të mirëqenies jo vetëm për familjet por edhe më gjerë

16:30 | 15 Mars 2019

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, ku u prit nga Drejtoresha, Kadire Tahiraj me bashkëpunëtore, dhe me këtë rast, vlerësoi punën e madhe që bëjnë gratë aty.

Ajo me këtë rast theksoi se” Pavarësia ekonomike e grave është thelbësore për mirëqenien e tyre, gratë në biznes janë kontribuuese të mirëqenies jo vetëm për familjet e veta por edhe më gjerë, ka shkruar Ministrja në rrjetin social, pas vizitës njofton Ministria e Integrimeve.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:

“Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, është vendi ku manifestohen puna, përkushtimi dhe solidariteti në mes të grave të kësaj komune, me aktivitete artizanale dhe artistike nga duart e arta të grave të kësaj qendre.

Pavarësia ekonomike e grave është thelbësore për mirëqenien e tyre, gratë në biznes janë kontribuuese të mirëqenies jo vetëm për familjet e veta por edhe më gjerë. Po ashtu, ato janë të dëshmuara si shumë të përkushtuara, posaçërisht në vendimmarrje, andaj fuqizimi i tyre sjell shumë të mira.”

Shpërndaje në rrjete sociale