Historia e emocionuese e avokatit ,“Jam momentalisht shumë holl me pare. A bon me t’i lënë qeto pare”

20:14 | 12 Korrik 2019

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci është aktivë në llogarinë e tij në Facebook dhe herë pas here poston ngjarje nga përditshmëria e tij.

Sot, Koci ka postuar një ngjarje me një klient të tij që ishte i dyshuar për krime lufte. Në postimin e tij, Koci tregon se në kohën e luftës klienti i tij ishte vetëm 12 vjeçar.

” Ka pasë nevojë për një vërtetim që nuk është i dënuar, dhe B-ja, shkon serbez në gjykatë me e marrë të njetën. I lutë që t’ia lëshojnë sa më shpejt, se i nevojitet për vizë pune jashtë vendit.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Tutje tregon se si klienti i tij i kishte vetëm 2 euro dhe se ia kishte dhënë për këshillën.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të avokatit kosovar:

“Prej orës 5 të mëngjesit, kurrë pa ndalë.”

“Punë, takime, punë hangarie, biseda serioze dhe biseda koti.”

“Hectic.”

“Si zakonisht, takojmë shumë njerëz – interesant dhe më pak interesant.
Më thërret një person dhe më lutë shumë për një takim urgjent.
Ja caktoj takimin.”

“Më tregon që është i dyshuar për krime lufte.”

“Po e kqyri: nuk ja jep njeri as 30 vjet.”

“Po ja kërkoj letërnjoftimin. Në kohën kur po dyshohet për krime lufte i ka pasur vetëm 12 vjet.”

“O tempora o mores!”

2.
“Ka pasë nevojë për një vërtetim që nuk është i dënuar, dhe B-ja, shkon serbez në gjykatë me e marrë të njetën.”

“I lutë që t’ia lëshojnë sa më shpejt, se i nevojitet për vizë pune jashë vendit.”

“Je i dyshuar për krime lufte”- i thotë zyrtari në gjykatë.”

“Për shkak të ndonjë analfabeti, e asi kemi plot, dyshohet për krime lufte, edhe pse atëherë i ka pasur 12 vjet.”

“Si duket, egziston edhe një person me të njejtin emër – po më i vjetër.”

“Djalë i mirë B-ja, dukat. I kulturum dhe i urtë – tepër.”

“Një javë rresht askush nuk ja ka bo qarën.”

“Avokat, jam momentalisht shumë holl me pare. A bon me t’i lënë qeto pare, për këshilën e sotit?”

2 euro.

“Tepër u preka.”

“Me zemër dhe me shumë keqardhje mi dha. Aq kishte mundësi.”

“Une e Graniti vendosëm ne i ndihmu pro bono.”

3.
“Nuk po më hjekët prej mendjes qysh sistemi i mbrapsht, të merr në qafë.”

“Askush nuk e ka marre guximin, që një javë, me ja përmirësu gabimin qatij dosti.”

“Sa herë ka ardhë në Prishtinë, e sa shpenzimet i ka bo.”

“Bash katastrofë.”

“Tash po i vrapoj nja 10 km, e nesër, kam me ju tregu një ndodhi interesante… ”

“To be continued…”, ka shkruar Koci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara