Haradinaj takon Metën: Qëndrime unike për temat me rëndësi

00:09 | 21 Maj 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pa dhënë detaje të tjera, transmeton Klan Kosova.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, ka shkruar Meta në profilin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara