Haradinaj procedon demarkacionin e atij që e quajti “peder”

12:14 | 4 Dhjetorë 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e pati quajtur “peder” kryetarin e Komisionit që negocioi kufirin me Malin e Zi, Murat Meha, në njërën nga mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Punë të jashtme, në kohën kur ishte deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Për më tepër dy vjet më parë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur “rrenc” dhe “tradhtar”, Murat Mehën, kryetarin e Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Përcaktimi i pikës kufitare sipas Haradinjat dhe opozitës së atëhershme i ka shkaktuar Kosovës humbjen e 8000 hektarëve.

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, kabineti i kryesuar nga Haradinaj procedoi Marrëveshjen e negociuar nga Murat Meha dhe të nënshkruar nga presidenti, Hashim Thaçi, asokohe në cilësinë  e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Mënjëherë pas procedimit, presidenti Thaçi ka kërkuar ratifikimin e Marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale