Haradinaj kërkon më shumë punë nga Dogana e Kosovës

16:00 | 9 Janar 2019 | Mira Avdimetaj

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrin e Financave Bedri Hamza kanë zhvilluar një vizitë pune në Doganën e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për të arriturat që ka pasur dogsna brenda vitit 2018.

Viti 2018 u cilësua si vit që ka pasur rritje të të hyrave.

“Pata kanqesin të njoftoj për punën dhe të arriturat që i kemi bërë gjatë vitit 2018. Patem një takim punë për rolin e doganës për shtetin e Kosovës,” deklaroi Bahri Berisha Drejtor i Doganës, raporton arbresh.info.

Ministri Hamza premtoi fuqizim të legjislacionit në këtë sektorë.

“Fal punës së tyre që merren me grumbullimin e të hyrave, kemi arrit të paguajm të gjitha faturat që kanë qenë brenda vitit 2018. 4.3 për qind është rritja ma e madhe që e kemi pasur,” tha Hamza.

Ramush Haradinaj thotë se shkoi në Doganë për të falënderuar për punën e bërë.

“Erdha mi falënderu për punën që kanë bërë dhe erdha me ju kërku rritjen e parametrave më shumë,” deklaroi Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara