Haradinaj: E kemi zhgënjyer diasporën, nuk ua hoqëm Kartonin e Gjelbër

15:45 | 11 Korrik 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim nga bashkatdhetarët e diasporës sa i përket mos heqjes së Kartonit të Gjerber.

Ai ka thënë se i kanë zhgënjyer diasporën por premtoi se nuk do të heqin dore deri të heket kartoni i gjelbër.

‘E kemi zhgënjye diasporën sa i përket Kartonit të Gjelbër. Pra nuk e kemi hek. Nuk do të ndalemi në punë nuk kemi mbërri këtë sezone por nuk do të ndalemi deri të heket ky diskriminim që i bëhet diasporës”, tha Haradinaj.

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj ka dhënë një sugjerim për gjithë kosovarët që do t’i kalojnë pushimet verore në Kosovë dhe të bëjnë kujdes në komunikacion.

“E kam një lutje për mërgatën që të bëjnë kujdes në vozitje, në drejtim të makinave. Duhet të bëjmë kujdes të gjithë. Në këtë periudhë kaq të mirë ta prishim me dhimbje dhe tragjedie. I apelojë që të bëjnë kujdes në vozitje”, ka deklaruar Haradinaj./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara