Halil Kastrati nis ndërtimin e 12 shtëpive për familje në nevojë në Pejë

23:03 | 24 Maj 2019

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se kanë nisur ndërtimin e 12 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Pejës.

Ai ka thënë se në vizitat e tyre në këto familje për t’ju dhënë lajmin se do të bëhen me shtëpi të re, ishte dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti.

“Sot ne i nisem 12 shtepi per 12 familje nevojtare ne komunen e Pejes, bashke me ne ne vizitat tona neper familjet qe ju dhame lajmin se po behen me shtepi te reja ishte edhe shefi i kabinetit te kryetarit te Pejes z. Durim Sheremeti”, ka shkruar Kastrai në facebook.

Postimi i plotë:

12 shtepi te reja ne Peje 😊

Halle e derte te ndryshme por lotet ishin te perbashket

Para disa javesh kemi nenshkruar memorandum bashkepunimi me komunen e Pejes per ndertimin e 12 shtepive te reja per familjet nevojtare

Sot ne i nisem 12 shtepi per 12 familje nevojtare ne komunen e Pejes, bashke me ne ne vizitat tona neper familjet qe ju dhame lajmin se po behen me shtepi te reja ishte edhe shefi i kabinetit te kryetarit te Pejes z. Durim Sheremeti

Diteve ne vazhdim do ti nisim edhe tre shtepi tjera ne komunen e Pejes

Bamires Zoti ju shperblefte

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara