Hahn takon Thaçin në Sofje, kërkon bashkimin e akterëve politik

12:12 | 7 Dhjetorë 2017

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Samitin e Ballkanit në Sofje, shkruan arbresh.info.

Sipas Hahn, në bisedë me presidentin Thaçi është theksuar nevoja për angazhim të fortë dhe të përbashkët të gjithë akterëve politikë në Prishtinë për të bërë hapat e ardhshëm në rrugën e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

“Përparimi në dialogun me Serbinë është çështje kyçe,” ka shkruar Hahn në Twitter.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale