Gruaja rome: Në Ferizaj e rrahen, në Kaqanik e “qarosin” me kafe

20:51 | 1 Qershor 2019

Gruaja rome e cila u sulmua gjatë dy ditëve të kaluara, është pritur në një kafene të Kaçanikut, me kafe dhe nën shoqërinë e qytetarëve.

Gruaja u sulmua dy herë, e ndërsa pamjet e sulmit ndaj saj kishin nxitur reagim në tërë Kosovën. Shumë qytetarë shprehën solidaritetin e tyre përmes internetit, ndërsa siç shihet në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, disa qytetarë këtë solidarizim e kanë treguar me vepra.

Ata e kanë pritur gruan në një kafene dhe i kanë shërbyer kafe.

🚨 KUJDES: PAMJE TË RËNDA Sulmohet sërish gruaja rome

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 31 mai 2019

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara