Grabitje me armë zjarri në Drenas

18:18 | 14 Mars 2019

Në komunën e Drenasit ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka bërë të ditur se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parashë.

”Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Shpërndaje në rrjete sociale