Grabitet me maska dhe nën kërcënim Kallashnikovi banka në Çagllavicë

12:20 | 15 Tetor 2018

Dy persona të armatosur kanë kryer plaçkitje në degën e bankës NLB në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.

Sipas burimeve të Arbresh.info shuma e plaçkitur është rreth 6 mijë euro.

Pas kësaj në vend të ngjarjes anë përgjigjur njësitet relevante të policisë të cilat po hetojnë rastin.

Në polici kanë thënë se personat në momentin e plaçkitjes kishin kallashnikov me veti.

Të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara