Gjuriq: Kosova në OKB, njësoj sikur të njihnim Pavarësinë

09:55 | 10 Gusht 2018
Marko Gjuriq është shprehur kundër idesë për t’i dhënë Kosovës një vend në OKB, por pa e njohur Pavarësinë e saj.

“Për t’i dhënë Prishtinës një karrige në Kombet e Bashkuara dhe për këtë Serbia të mos marrë asgjë, është njësoj sikurse Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e saj dhe të lihet përherë edhe veriu”, Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq në përgjigjen ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviç në intervistë për javoren ‘Vreme’.

“Është një ide shumë e keqe,” vlerëson Gjuriq pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale