Gjermania përgjysmon angazhimin e trupave në Kosovë

09:39 | 29 Qershor 2019

Gjermania të premten ka vazhduar angazhimin e trupave të saja për misionin e NATO-s në Kosovë dhe misionin e OKB-së në Liban.

Parlamenti federal i Gjermanisë (Bundestagu), miratoi vazhdimin njëvjeçar të prezencës së trupave në Kosovë. Megjithatë, parlamenti ka përgjysmuar numrin e ushtarëve të angazhuar, nga 800 në 400, sa i përket forcave të NATO-s në Kosovë, (KFOR).

Numri i ushtarëve gjermanë që shërbejnë në Forcat e Brendshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) mbetet 300.

Partia e Majtë dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e krahut të djathtë, kanë kundërshtuar vazhdimin e angazhimit të trupave për këto misione.

Në vitin 1995, Gjermania mori pjesë në misionin e saj të parë të NATO-s “jashtë vendit”, si pjesë e misionit paqeruajtës të mandatuar nga OKB-të në Bosnje dhe Hercegovinë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara