Gaxherri: Zgjedhjet e reja, nevojë urgjente e Kosovës

00:07 | 20 Nëntor 2018

Deputetja Besa Gaxherri thotë se LDK e sheh të nevojshme shkuarjen urgjente në zgjedhje.

Sipas saj kjo parti mendon se vetëm në këtë mënyrë vendi do të ecte përpara.

“LDK mendon se është urgjente dhe zgjidhja e vetme e situatës shkuarja në zgjedhje të reja’, tha Gaxherri në T7.

Thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa është e vetmja parti e gatshme për zgjedhje.

“Asnjë parti politike nuk është më e përgatitur dhe e gatshme për të shkuar në zgjedhje se LDK’, shtoi ajo.

Gaxherri është shprehur e gatshme për bashkëpunim opozitar.

Nuk e përjashton bashkëpunimin edhe me PSD’në e Shpend Ahmetit që u nda nga VV e Albin Kurtit.

“Nëse VV dhe PSD janë të gatshme atëherë ne duhet t’i koordinohemi të gjitha partitë në opozitë’, tha deputetja e LDK’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara