Gaxherri: Korrigjimi i kufijve nuk mund të bëhet pa e njohur Serbia Kosovën

13:57 | 31 Tetor 2018

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se situata aktuale në vend është e rëndë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të flas me Serbinë për kufijtë, derisa kjo fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Situata në Kosovë është e rëndë edhe kjo është nga ky koalicion qeverisës. Kosova nuk mund të funksionojë vetëm duke u marr me dialogun me Serbinë. Kosova ka edhe problem të tjera”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ajo ka thënë se pozita nuk i ka numrat për votimin e shumë projektligjeve që kanë mbetur në Kuvend.

“LDK po kërkon më muaj të tërë që të mbaj një seancë të jashtëzakonshme pasi në Kosovë është një gjendje e jashtëzakonshme, pasi ka deklarata të jashtëzakonshme të presidentit për korrigjimin e kufirit.”

Gaxherri tha se qoftë se ky kuvend pajtohet që t’i falë territor Serbisë, asnjë vend i Evropës nuk do ta ndal këtë.

“Korrigjimi i kufijve nuk mund të bëhet pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës. Vetëm dy shtete që e njohin njëra tjetrën mund të bisedojnë për korrigjimin e kufijve dhe të arrijnë një marrëveshje për të cilën pajtohen qytetarët e dyja shteteve”, ka thënë Gaxherri. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara