Furnizimi me rrymë në Mitrovicë, Haradinaj përgëzon KEDS-in dhe KOSTT-in

21:54 | 26 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it pas rikthimit në normalitet të furnizimit me energji elektrike në Mitrovicë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se që nga mbrëmja e sotme, të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të kenë rrymë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Nga mbrëmja e sotme të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të jenë të furnizuar me energji elektrike dhe prodhimi në Kombinatin Trepça do të vazhdojë sipas planit të ekspertëve të KOSTT-it. Pas implementimit të planit me zgjidhje, kapaciteti i energjisë elektrike është 63MVA. Përgëzoj ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT-it dhe KEDS-it, për punën e palodhshme, në kushte të rënda, për ta kthyer gjendjen në normalitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara