Fillon zgjerimi i rrugës Dollc- Gjakovë, mungon kryeminstri Haradinaj

11:45 | 15 Mars 2019

Sot, kanë filluar punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës nacionale , përkatësisht segmenti Dollc- Gjakovë, apo ndryshe hyrja e Gjakovës, drejtimi për Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është paraparë të marrin pjesë në zgjerimin e punimeve të rrugës nacionale N9, segmenti Dollc- Gjakovë, por ky i fundit ka munguar.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se ky projekt ka kushtuar 4 milion euro dhe është projekti i parë në këtë komunë me 5 km rrugë.

“Ky projekt Ka kushtuar 4 milion euro, është rruga e parë si dhe projekti i parë në Komunën e Gjakovës, me 5 km rrugë. Por, ky nuk është ivetmi projekt por ka edhe shume projekte qe Gjakoven do ta nxjerrin si qytet me zhvillim”, ka deklaruar kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Gjini u shpreh se Kryeministri dhe Qeveria po punojnë shumë sa i përket komunës se Gjakovës.

Ministri i Infrastrukturës, PAL Lekaj tha se kemi pasur edhe projektet tjera, por ky është segmenti qe ka nevoje qe qytetareve tu ju lehtësohet komunikacioni.

“Ky është një investim që do ta bëjë Komunën e Gjakovës më atraktive për lëvizjen e qytetarëve, sepse kjo rrugë ka 30 km rrugë, dhe ky është një investim i madh për Komunën tonë, Do ta zhvillojmë infrastrukturën, zhvillimin ekonomik”, tha Lekaj.

Ministri Lekaj, u shpreh në fund se Autostrada e Dukagjinit do t’i filloj punimet në tetor ku ta bëjmë gurthemelin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara