Endrit Shala: Nisma Socialdemokrate është e gatshme për zgjedhje

17:39 | 21 Korrik 2019

Partia Nisma Socialdemokrate ka mbledhur kryesinë e saj për shkak të situatës politike që është krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Nisma është e gatshme që të shkojë në zgjedhje, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nga Klan Kosova lidhur me ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë Jakup Krasniqit, ai ka thënë se tani po vërehen pasojat e kësaj gjykate e cila fillimisht ishte kundërshtuar nga Nisma.

Vendimet e marra gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme, pritet të kuptohen pas përfundimit të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara