Ekspozohen pajisjet moderne të njësitit të Forenzikës  

11:44 | 3 Shtator 2019

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, një pjesë e njësitit kanë ekspozuar disa pajisje të forenzikës në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Zëvendësdrejtori, Sabedin Mehmeti tha se të premten është aktiviteti kryesor i shënimit të vitit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës, raporton arbresh.info.

“Ne sot po e shënojmë këtë aktivitet më rastin e themelimit të Policisë . Ky është vetëm një nga aktivitete më rastin e 20 vjetorit. Gjatë ditëve në vazhdim të gjithë qytetaret do të mund të shohin nga afër pajisjet e qendrat e Policisë ndërsa të premten do të shënojmë aktivitetin kryesor në këtë përvjetor jubilar. Sukseset e tona janë edhe sukseset e gjithë qytetarëve tanë. Këtu jemi duke i prezantuar disa pajisje moderne të Policisë. Qëllimi i Policisë është më parandalu diçka. Këtu janë mjetet më të cilat ne i zbulojmë provat e ndryshme. Këtu i kemi edhe njësitet e deminimit”.

Kujtojmë se nga sot ka filluar java  e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara