EKSKLUZIVE: Grupi që vrau Ivanoviqin

11:53 | 30 Dhjetor 2018

Arbresh.info ka siguruar një raport të shërbimeve të intelegjencës ndërkombëtare që tregon për grupin që vrau Oliver Ivanoviqin.

Një grup prej pesë përsonave janë përfshirë në një raport të një shërbimi të intelegjencës ndërkombëtare, që bëjnë fajtorë  njerëzit që vranë Oliver Ivanoviçin.

Në raportin e siguruar nga arbresh.info thuhet se “ekipi që vrau, Oliver Ivanoviqin, përbëhet nga pesë persona të lidhur me klanin Vozdovacki dhe rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.

Sipas këtij raporti Milan Radoiçiq ishte në rrjethë, “ai dha urdhëra për të fshirë disa gjurmë dhe fakte”.

“Ekipa ishte në motelin Octan në Leshak ku ka qëndruar një muaj para vrasjes. Gjatë kësaj përiudhe anëtarët e ekipit shpesh kanë dalur në Mitrovicë. Ata janë parë në një Range Rover të bardhë dhe madje u ndaluan nga policia për tejkalim të shpejtësisë në Zveçan (vetura është e vëllezërve Vuloviç me targa BG-788-GN). Por, u kërkua nga njësia policore përgjegjëse të fshinin të gjitha gjurmët e këtij interpelimi. Ashtu edhe u veprua,” sqaron në detaje ky raport i një shërbimi të intelegjencës ndërkombëtare.

Aty thuhet se gjurmimi është bërë me kujdesin dhe diskrecionin më të madh.

“Pasi operacioni u krye më 16 janar 2018 në mëngjes, ekipi u nda në dy pjesë.  I pari arriti në aeroportin e Beogradit, ndërsa tjetri fluturoi nga aeroporti i Prishtinës,” thuhet në raport, raporton arbresh.info.

Destinacioni i tyre ishte Tajlanda për dy muaj.

Protagonistët e grupit të Beogradit, saktësisht personat që fluturuan nga Beogradi ishin Joco- burrë dhe Bojana-grua.

Grupi i Prishtinës fluturuan nga Prishtina, konkretisht Pedja ose Predraj- burrë (shih foton).

“Ky është vrasësi (ka dalur nga burgu me ndihmën e BIA, më parë kishte vrarë një polic në Serbi),” shton tutje raporti.

Personat tjerë që fluturuan nga Prishtina ishin Milos-burrë dhe Barbara Segetin-grua.

Si element shtesë raporti thekson se personi Pedja është divorcuar nga Irena Dragojeviç (Shih foton).

“Të gjitha shpenzimet e pesë individëve gjatë qëndrimit të tyre në Motel Octan u morën nga Srdjan Vuloviç me nofkën Gene,” sqaron tutje raporti.

Aty thuhet se menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, i lartpërmenduri ka pasur një sulm dhe është shtruar në spital.

Në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, më 23 nëntor Policia e Kosovës arrestoi Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Policia po e kërkon nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale