Edhe LDK-së i kërkohet të mos e votojë Projektligjin për financimin e partive politike

12:06 | 17 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Askush nga LDK-ja nuk ka pritur marshuesit e shoqërisë civile në kundërshtim të miratimit të Projektligjit për financimin e partive politike.

Pavarësisht kësaj, përmes altoparlantëve ata kanë bërë thirrje që kjo parti të mos e votojë këtë projektligj.

“Refuzoj parti biznes. Refuzoj që të fshihen donatorët e partive politike. Tërhiqeni ligjin, tërhiqeni ligjin. Refuzojmë parti-biznes. Kërkojmë nga kryetari Isa Mustafa dhe deputetët që mos ta votojnë këtë ligj. Refuzoj parti që financohen pa emra”.

Projektligji për financimin e partive politike pritet të shqyrtohet në lexim të dytë pas shqyrtimit nga komisionet./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Vetëvendosje “befason” shoqërinë civile: Pajtohemi, ligji nuk kalon

Shoqëria civile para PSD-së: Refuzojeni shkeljen e Kushtetutës

Shoqëria civile para NISMA-s: Duhet të jepni llogari

Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara