Duda Balje për deklaratat e Stoltenberg: Secili shtet vendos vet për ushtrinë

14:08 | 6 Dhjetorë 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është shprehur e sigurtë se do të votohet për krijimin e ushtrisë pavarësisht deklaratave të Jens Stoltenberg.

Balje tha se edhe buxheti do të votohet sot me përkrahje të Grupit Parlamentar 6+, raporton Ekonomia Online.Sipas Baljes, 6+ do të votojë edhe për formimin e ushtrisë, raporton portali arbresh.info

“Unë mendoj se ne si shtet jemi gati për me formuar një ushtri dhe kemi kaluar komplet procedurat, tash është veç votimi në rend. Jam e sigurt se secili shtet, edhe NATO mund ta ketë mendimin e vet, është keq se NATO ka dalë me këtë deklaratë por unë mendoj se ne si shtet kemi vendos dhe unë mendoj se ne do të votojmë për të”, tha Balje.