Drenica shtron sofrën tradicionale për bashkëatdhetarët, i presin me këngë e valle

22:18 | 21 Korrik 2019
Muaji korrik dhe gusht shënon ardhjen e bashkëatdhetarëve në shtëpitë e tyre.

Ata në këta dy muaj vijnë për t’i kaluar pushimet, teksa institucionet e vendit po vazhdojnë me aktivitete të ndryshme argëtuese për t’i pritur ata sa më ngrohtë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një statusi ka bërë të ditur se sot ata kanë shtruar sofrën tradicionale për mërgimtarët, teksa për atmosferë eshtë përkujdesur ansambli “Drenica”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po vazhdojmë ta ruajmë traditën e sofrës tradicionale të vëlla-pritjes dhe mirë së ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindjen e tyre të dashur.

Rreth sofrës të shtruar me të mirat e begatshme nga gatimet tona tradicionale, me këngë nga Ansambli ynë “Drenica” dhe humor e aforizma popullor, kemi nisur kështu aktivitetet publike për nder të bashkatdhetarëve.

Mallin për atdhe kurrë nuk mund t’ua shuajmë, por do t’i presim ngrohtë me këto aktivitete kulturore e argëtuese që i kemi organizuar për nder të motrave e vëllezërve tanë, që t’ua bëjmë pushimet sa më të këndshme.

U paçim gjithmonë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara