Dëshmitarët flasin për aksidentin në Prishtinë

14:07 | 23 Gusht 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes nëntë automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton arbresh.info.

E dëshmitarët kanë thënë se ishte mosfunksionimi i frenave të kamionit ato që shkaktuan aksidentin.

Për arbresh.info tregon dëshmitari Valdrin Berisha se si rrodhi e tërë ngjarja.

“Jom kon me motor kur kom pa që kamioni është në shpejtësi shumë të madhe, një punëtor që ka qenë prapa, shoferi ka bërë çmos për me e shmang, por nuk i kanë bo frenat. Për fat rruga ka qenë e hapur dhe kamioni ka ardhë në krejt trakën tjetër ku i ka godit makinat që jon kanë në rrugë. Punëtori i kompanisë së pastrimit u kon i rrëzum në tokë, edhe e kom pa edhe një gru, dmth dy persona i kom pa të lëndu, por nuk di për gjendjen e tyre shëndetësore”, tha dëshmitari.

Ndërkohë edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar për arbresh.info aksidentin.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info.

LEXO EDHE: Policia jep detaje për aksidentin mes 9 veturave dhe kamionit

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara