Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se disa subjekte politike që përbëjnë qeverinë në largim janë kapluar nga paniku pas takimit të liderit të LDK-së me atë të Vetëvendosjes.
“Reagimi i një pjese të koalicionit të deritashëm qeverisës për takimin Mustafa – Kurti ishte reagim paniku.
Takimi i liderëve të dy subjekteve më të mëdha opozitare ishte transparent dhe në vazhdën e takimeve para zgjedhjeve të parakohshme. Qëllimi është bashkërendimi i aktiviteteve me qëllim të fitores”, ka thënë ajo për Televizionin Publik.
“Pa folë për kryeministrin ne duhet të flasim për prioritetet. E ato janë lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ngritja e cilësisë në arsim”.