Deputetja Bajrami: Kjo qeveri as e vendimeve të mëdha, e as e buxhetit

11:05 | 7 Dhjetorë 2017

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e stome ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2018, ka thënë se qeveria e tanishme nuk është as qeveri e vendimeve të mëdha e as qeveri e buxhetit, shkruan arbresh.info.

“Qeveria Mustafa është rrëzua për me formu një qeveri të vendimeve të mëdha. Një qeveri që nuk mundet me kalu buxhetin besoj se nuk është e vendimeve të mëdha por as e buxhetit”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale