Deklarohen të pafajshëm 10 anëtarët e komisionit për verifikim të veteranëve

11:48 | 14 Mars 2019

Pas leximit të aktakuzës nga Prokurori Special, Enver Krasniqi, 10 të akuzuarit u deklaruan rreth fajësisë dhe pafajësisë së tyre.

Të gjithë të akuzuarit kundërshtuan aktakuzën dhe u shprehën se ndjehen të pafajshëm, raporton arbresh.info

Kryetari i Komisionit për verifikim të Veteranëve, Agim Çeku tha se ndjehet tërësisht i pafajshëm.

“Unë e kundërshtoj në tërësi aktakuzën dhe deklarohem tërësisht i pafajshëm”, u shpreh Çeku. Njëjtë si Çeku u deklaruan edhe nëntë të akuzuarit tjerë./ arbresh.info/

Prokuroria kërkon pezullimin e pensionit të veteranit për 19 mijë e 500 persona

Veçohet procedura penale ndaj dy të akuzuarve në rastin e “Veteranëve”

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara